
Një zhvillim i rëndësishëm politik, i cili prej javësh ka qarkulluar në korridoret e Partisë Demokratike, duket se po merr formë zyrtare.
Burime pranë selisë blu si dhe gazetari Çim Peka, kanë konfirmuar se ish-kryeministrit Sali Berisha i është hequr statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas informacioneve të siguruara, në orët në vijim pritet që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë të dalin me një deklaratë zyrtare për të sqaruar dhe konfirmuar vendimin.
Ndërkohë që mësohet se ka qenë vetë e deleguara e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn e cila ka telefonuar personalisht liderin e të djathtës shqiptare ku dhe e ka njoftuar për vendimin e marrë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio për heqjen e sanksioneve ndaj tij.
Ata kanë biseduar për rreth 15 minuta ku dhe i është komunikuar Berishës se duke filluar nga sot ai mund të shkelë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe cilësimi “non grata” ndaj tij nuk ekziston më, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
