
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni mësohet se në pranga ka rënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa ekzekutimi i masave “arrest me burg” nuk është realizuar për dy biznesmenët e tjerë Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, pasi të dy këto persona nuk gjenden në territorin e Shqipërisë.
Po ashtu, në kërkim ësht edhe Edmond Jaupi.
Biznesmenët dyshohet se kanë pastruar paratë e një grupi kriminal në trafiku të drogës
Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gjithashtu, burimet shpjegojnë se ky aksion ka si premisë përgjimet e zbardhura Sky ecc ku janë zbardhur shumë biseda që kanë lidhje me trafiqet dhe paratë e pista.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
