LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 22:10

Policia jep detaje për arrestimin e Vezir Hazirajt

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e Vezir Hazirajt, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilin Sinjali raportoi më herët se ishte dorëzuar sot në Policinë e Pejës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti për të cilin dyshohet Haziraj kishte ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 20:50, në fshatin Orrobërdë të Istogut, ku kishte pasur të shtëna me armë zjarri dhe një person kishte mbetur i plagosur.

Njësitë policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kishin hasur viktimën e plagosur nga arma e zjarrit. Ai fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas ishte transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari, Vezir Haziraj, ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe që nga ajo ditë ndodhej në arrati.

Policia bën të ditur se hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin punuar intensivisht për kapjen e tij, ndërsa ndaj Hazirajt ishte lëshuar edhe urdhërarrest dhe ishte kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve për lokalizimin e tij.

Sot, më 15 gusht, Policia ka zbatuar një plan operativ për kapjen e Hazirajt, ku janë përfshirë edhe njësi nga niveli qendror.

Sipas Policisë, në operacion kanë marrë pjesë NJSI/FIT, Njësia e Vëzhgimit dhe njësi të tjera, ndërsa është bashkëpunuar edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë – AKI.

Njësitë e angazhuara kishin rrethuar për një kohë të gjatë shtëpinë ku dyshohej se ndodhej Haziraj.

“I dyshuari Vezir Haziraj, duke e parë se nuk kishte mundësi largimi, është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kështu, pas më shumë se një jave në arrati, Haziraj tashmë është në duart e organeve të rendit.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për identitetin e Hazirajt si të dyshuar për plagosjen në Orrobërdë, si dhe për paraqitjet e tij në rrjete sociale gjatë kohës sa kërkohej nga Policia, ku ishte shfaqur edhe i armatosur.

Rasti ndaj tij po trajtohet si “Vrasje në tentativë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE