
Një grua 62-vjeçare nga Argjentina është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj në një spital në provincën e Buenos Airesit.
Mabel Frias lindi më 12 gusht në Spitalin San Felipe në qytetin e San Nicolás. Djali i saj, David, lindi me prerje cezariane dhe peshonte 2.75 kilogramë.
Sipas nënës, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse kaloi disa orë në kujdes intensiv neonatal pas lindjes.
Frias kishte qenë në menopauzë për vite me radhë, ndërsa shtatzënia u arrit nëpërmjet fertilizimit in vitro me vezë të dhuruara.
“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë. Nuk kam hequr dorë kurrë”, tha 62-vjeçarja për mediat argjentinase, duke treguar se kishte vendosur t’i nënshtrohej një trajtimi për të përmbushur dëshirën e saj të kahershme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
