LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 20:08

Ekskluzive: Dorëzohet Vezir Haziraj, flet njeriu që ia dedikoi dorëzimin

Dorëzohet Vezir Haziraj pas tetë ditësh në arrati, detaje nga momenti i vetëdorëzimit

Vezir Haziraj është dorëzuar në polici pas tetë ditësh në arrati. Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga Ylber Lipaj, personi të cilit Haziraj ia kishte dedikuar vendimin për t’u vetëdorëzuar.

Sipas Lipajt, Haziraj është kthyer fillimisht në shtëpinë e tij, prej nga ka kontaktuar vetë Policinë e Kosovës.

“Ka shku në shtëpinë e tij. Nga atje e ka telefonu policinë. Ka ardh një njësit i veçantë nga Peja dhe e ka marrë në shtëpi. Gjithçka ka shkuar me marrëveshje. Rastin tash e ka drejtësia”, ka deklaruar Ylber Lipaj për Indeksonline.

Mësohet se një njësi e veçantë policore nga rajoni i Pejës ka shkuar në vendngjarje dhe e ka marrë Hazirajn pa incidente, duke i dhënë fund arratisë disa ditore.

Emër i njohur për organet e drejtësisë

Vezir Haziraj, nga Istogu, është një emër i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë për shkak të disa rasteve penale në të kaluarën.

Rasti që e bëri më të njohur publikisht daton në vitin 2018, kur ai u akuzua për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, pasi dyshohej se kishte sulmuar me thikë një 17-vjeçare, me të cilën kishte qenë në lidhje.

Sipas aktakuzës së asaj kohe, sulmi kishte ndodhur pasi e mitura kishte kërkuar fshirjen e fotografive dhe videove intime të saj nga rrjetet sociale.

Përveç këtij rasti, Haziraj është përballur edhe me akuza për vjedhje, vjedhje të rëndë dhe arratisje nga burgu.

Në vitin 2022, derisa vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ai u raportua se dyshohej se kishte porositur sulmin ndaj një oficeri korrektues. Në atë kohë, rasti ishte iniciuar nga Policia si vepër penale “Kanosje”.

Rasti tashmë në duart e drejtësisë

Me vetëdorëzimin e tij, procedurat tashmë do të vazhdojnë në institucionet e drejtësisë, të cilat do të vendosin për hapat e mëtejshëm ligjorë në lidhje me rastin.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me masat që do të ndërmerren ndaj Hazirajt pas dorëzimit të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE