
Sot është një ditë e veçantë për DJ Gimbo dhe Selin Bollatin, pasi Gimbo feston 26-vjetorin e lindjes.
Për ta bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë, çifti ka zgjedhur të largohet nga Kosova dhe të kalojë disa ditë pranë detit, duke kombinuar festën me një udhëtim romantik.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Selin ka ndarë me ndjekësit momente nga festimi privat që dyshja ka organizuar në plazh.
Në një prej fotografive, Gimbo shfaqet i buzëqeshur pranë një pjate me fruta të freskëta dhe një qiri ditëlindjeje, në një atmosferë të qetë buzë detit.
Selin e ka shoqëruar momentin me një tjetër dedikim romantik për partnerin e saj:
“Duke festuar dashurinë dhe dashurinë time.”
Përveç momentit të festës, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet e saj, si dhe nga plazhi ku çifti po kalon këto ditë.

Postimet tregojnë se Selin dhe Gimbo kanë zgjedhur një festë larg zhurmës, duke e kaluar 26-vjetorin e tij mes detit, diellit dhe momenteve romantike së bashku.
Dyshja, historia e së cilës nisi gjatë “Big Brother VIP Albania 5”, vazhdon kështu të ndajë me ndjekësit momente nga marrëdhënia e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
