
Është prezantuar në Tiranë projekti i HHH (Health Hub Hospital), një spital i ri me standarde europiane, që vjen në Shqipëri nga Grupi San Donato, një nga grupet më të mëdha spitalore në Europë.
HHH synon të shndërrohet në një destinacion të ri shëndetësor për Ballkanin Perëndimor, duke ofruar shërbime mjekësore të avancuara dhe duke krijuar mundësi për zhvillimin e dijes dhe trajnimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë.
Gjatë prezantimit të projektit, kryeministri Edi Rama u shpreh se investime të tilla janë pjesë e përpjekjeve për transformimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
“Kemi bërë goxha punë për të rindërtuar, për të hapur realitete të reja me standarde të reja në sistemin tonë shëndetësor. Kemi bërë shumë për të kaluar nga një sistem që ishte një dështim i madh, në një sistem që ka nisur të rrugëtojë drejt asaj që është me legjitimitet të plotë ambicia e qytetarëve shqiptarë. Por kemi ende shumë punë për të bërë për të garantuar cilësi shërbimi”, tha Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së nivelit profesional dhe krijimit të mundësive të reja për mjekët dhe infermierët shqiptarë.
“Do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushte për mjekë e infermierë të rinj shqiptarë të shërbejnë në një realitet me nivele më të mira europiane”, u shpreh Rama.
Projekti HHH synon të forcojë rolin e Tiranës si një qendër rajonale për shërbimet shëndetësore, duke sjellë eksperiencë dhe modele të menaxhimit spitalor europian në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
