LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 18:06

Plas sherr i rende ne Kuvendin Kombetar te Protestes: Mos më kap ore, të çoj në polici unë (VIDEO)

Mesditën e kësaj të shtune Kuvendi Kombëtar i Protestës zhvilloi ditën e parë të punimeve. I lindur nga protestat që organizatorët i kanë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, ky Kuvend u mblodh me synimin për të diskutuar hapat që do të ndiqen për arritjen e objektivit të tyre kryesor, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë, “harmonia” dhe uniteti që protestuesit kanë promovuar prej javësh në shesh duket se mbetën më shumë slogan sesa realitet. Ende pa nisur mirë diskutimet, mbledhja u shoqërua me debate, kundërshti dhe momente tensioni, duke ofruar një panoramë krejt tjetër nga ajo e bashkimit që është servirur deri më tani.

Një nga episodet që tërhoqi më shumë vëmendje pati si protagonist ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisherin.

VIDEO KETU

Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, aty ku ishin vendosur organizatorët e Kuvendit. Kjo solli reagimin e tyre, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta larguar nga ajo zonë.

Pas disa minutash debat, situata u qetësua. Ish-deputeti u rikthye në sallë, këtë herë duke pranuar të ulej në rreshtat e fundit, prej nga vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE