LAJME / E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 13:01

“Përplasje e fortë në autostradë, një i vdekur – Arrestohet 22-vjeçari!”

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar gjatë natës në autostradën Thumanë–Kashar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën një 48-vjeçar me inicialet I. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin I. I., 22 vjeç. Sipas policisë, automjeti që ai drejtonte është përplasur me mjetin e 48-vjeçarit, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE