
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e PS-së në qarqe, ku mësohet se në fokus të diskutimeve ishte ndarja e re territoriale. Teksa opozita ka dalë kundër, duket se socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive.
Mësohet se raporti i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili nuk u bë publik gjatë seancës me tensione në Kuvend të enjten, iu paraqit drejtuesve socialistë në selinë rozë.
A2 CNN shkruan se projekti i ri i paraqitur nga Mazniku parashikon që numri i bashkive të mos i kalojë 50, nga 61 që janë aktualisht. Ndërsa projektligji pritet të depozitohet në Kuvend brenda muajit korrik, pasi më parë të miratohet me votat e deputetëve socialistë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Po ashtu, në shtator projekti i ndarjes së re territoriale pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare, edhe pse opozita ka dalë hapur kundër.
Socialistët planifikojnë që deri në javën e parë të tetorit, në Parlament të miratohet ndarja e re territoriale. Ky votim pritet të kërkojë 84 vota, të cilat mazhoranca socialiste nuk i ka e vetme, ndaj duket se do të kërkojë edhe mbështetjen e tre deputetëve të PSD-së së Tom Doshit.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka dalë kundër uljes së numrit të bashkive, duke kërkuar që në disa zona të krijohen bashki më vete, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
