
Një grua u filmua duke i dhënë një puthje të dashurit të saj pak çaste para se ai të hipte në avion. Mirëpo, ajo që ndodhi vetëm pak sekonda më vonë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Sapo u largua nga zona e nisjeve, gruaja u përball me burrin e saj, i cili e priste në aeroport me një tufë lulesh, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur vetëm pak momente më parë.
Pamjet e këtij takimi të papritur janë shpërndarë gjerësisht në internet, duke nxitur reagime të shumta dhe komente të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Ndërsa disa e konsideruan situatën si një rast të sikletshëm, të tjerë vunë në pikëpyetje rrethanat e videos dhe autenticitetin e saj.
View this post on Instagram
Deri më tani nuk është konfirmuar nëse videoja paraqet një ngjarje reale apo është realizuar si pjesë e një skenari për rrjetet sociale. Megjithatë, pamjet kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe vazhdojnë të bëjnë jehonë në platformat online, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
