
Dy persona, mes tyre një fëmijë trevjeçar, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në një kalim hekurudhor mes Laliqit dhe Od?acit, pasi një tren udhëtarësh u përplas me një veturë.
Sipas informacioneve paraprake, në timonin e automjetit ndodhej një grua 27-vjeçare, ndërsa me të në veturë ishte edhe djali i saj trevjeçar. Të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve jozyrtare, në momentin e aksidentit gjysmëbarrierat e kalimit hekurudhor ishin të ulura. Dyshohet se drejtuesja e automjetit është përpjekur t’i anashkalojë ato dhe të kalojë binarët pak çaste para mbërritjes së trenit.
Përplasja ishte jashtëzakonisht e fuqishme, duke e shkatërruar plotësisht veturën. Sipas të dhënave të para, automjeti është tërhequr rreth 200 metra përgjatë shinave përpara se treni të ndalonte.
Në vendin e ngjarjes intervenuan policia, ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit-shpëtimtarë, të cilët u detyruan të prisnin pjesë të veturës për të nxjerrë viktimat.
Autoritetet kompetente kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit. Deri më tani, shkaku zyrtar i tragjedisë ende nuk është bërë i ditur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
