
Ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë-Milot.
Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.
Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi plagë të rënda. Fillimisht ai u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Preng Gjoka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa javësh trajtimi në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
