LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 17:05

Për çfarë po flet Rama? KM: Jemi gati për një marrëveshje të re

Rama: Meqenëse është edhe një thirrje “Për një marrëveshje të re për një “Shqipëri të Re” dhe kam parë se ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, mezi pres që të na sjellin draftin e shkruar. Jemi gati për një marrëveshje të re për një Shqipëri të re.

Kam frikë se drafti nuk do të vijë kurrë, është njësoj si të gjitha siluetat e flamingove që mbante veshur Fatos Lubonja. Do të kritikohemi, do të sulmohemi, por kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos zgjedhim të jemi popullorë kur duhet të jemi përgjegjës.

Ka kaluar ca kohë që kur jam ndjerë i zgjedhur për t’u pëlqyer. Kjo dëshirë më është zhdukur. Ne nuk jemi këtu për t’u pëlqyer, por për të qenë të dobishëm. Shqipëria sot është në duart tona, nuk është një #, një flamingo që zvarritet për t’u dukur bukur, është në luftë me veten dhe BE-ja është Itaka jonë.

Le të këndojnë sirenat, kjo është puna e tyre, ne kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë në atë breg me çdo kusht. Në këtë rrugë, shumë të tjerë do të na dalin kundër. Kemi sa të doni fakte, falë algoritmit, mercenarët dixhitalë vijnë edhe nga vende që nuk mendoni se ishin shënjestra e tyre. Ne nuk kemi të bëjmë fare me asnjërin prej tyre, në kuptimin e të qenit të frikësuar apo të kompleksuar. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga ime, e jona dhe e PS-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE