
Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë lënë mënjanë gjithçka për një moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tyre, Poem. Dyshja e ka shoqëruar të voglën në ditën e saj të parë të shkollës.
Pavarësisht ndarjes së tyre, Sara dhe Ledri kanë qenë të dy të pranishëm në këtë ditë të veçantë, duke treguar edhe një herë se kujdesi për vajzën mbetet prioritet për ta.
Në pamjet e publikuara, Poem shfaqet e buzëqeshur dhe e emocionuar, ndërsa përqafon prindërit e saj para nisjes së këtij kapitulli të ri.
Momenti ka marrë vëmendje edhe për faktin se Sara dhe Ledri prej kohësh vazhdojnë jetën e tyre veçmas, ndërsa daljet ku shfaqen së bashku janë të rralla.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për Poem, të dy kanë treguar se vazhdojnë të jenë të pranishëm në momentet e rëndësishme të saj.

