LAJME / E Hënë 1 Qershor 2026, 12:12

“PD nuk është e jotja, as e lëpirësve të tu” - Anëtari i FRPD ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Nuk më përjashton dot një ish-sekretar i PPSH-së

Një reagim i ashpër ka ardhur nga anëtari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Orest Berberi, i cili ka sulmuar publikisht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të fundit për përjashtimet brenda forcës politike.

Përmes një reagimi publik, Berberi shprehet se nuk ndihet i frikësuar dhe refuzon etiketimet, ndërsa thekson se askush nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike.

Doktor! Sjam “petale” e as “llapaluq” karrierist qe ka frike!
Ne PD dhe Opozite nuk mund te me perjashtoje nje “Sekretar i PPSH” i dikurshem dhe sot “Hero I Demokracise”!

Kjo Parti nuk eshte e jotja dhe as e lepiresve te ty por eshte e te gjithe Shqiptareve e prandaj si e tille nuk duhet lene ne doren e atyre qe per nje fije karriere bejne “budallain” duke genjyer ne rradhe te pare veten dhe pastaj te tjeret!

“KOP”-i jot j pare deshtoi me sukses ashtu sic e ndrite me kete te dytin!

Une nuk jam cunak bukurosh qe pres te me emeroje kryetari por jam Bir shqiptari qe sme trembet syri!

Terrenin Komisariatet Furgonat Shkopat e Gomes te “Rilindjes” i duroj me kenaqesi por Vetperjashtimet nga “Riperteritja” as nuk i llogaris!

Hesapet i kam lare me ty Doktor por misioni vazhdon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE