
Një 25-vjeçar është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi u rrëzua aksidentalisht në një lokal në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 12:00, kur i riu ka rrëshqitur dhe ka pësuar dëmtime në kokë. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Shkodër, dhe më pas është dërguar drejt Traumës.
“Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë.
Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.“, njofton policia.
