LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 13:01

“Më ka dhunuar dhe p*rdhunuar” – Ish gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Djalin s’më lë ta takoj prej dy vitesh! Më ka thyer hundën dhe dorën

Ish-gruaja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetuesen Merita Gremaj dhe dhunuar të atin e saj, ka rrëfyer se gjatë martesës, ka përjetuar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se ka jetuar me Bakajn për rreth 10 vite dhe se ishte larguar prej tij pas një periudhe të gjatë dhune. Ajo tregon se ai nuk e lejon që të takohet me djalin e saj prej dy vitesh.

“Unë kam dy vite e gjysmë që ai nuk më lejon që të flas me djalin.”. thotë ajo, duke shtuar se ia kishte dhënë kujdestarinë e fëmijës pasi ishte në një gjendje të rënduar.

“Po, ia dhashë se isha në një situatë të vështirë, që isha mes vdekjes dhe nuk e mendoja se do jetoja më. Ia hoqa shpresat vetes”, rrëfeu ajo.

Ajo pretendon se Bakaj e ka goditur rëndë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, hundë, buzë dhe dorë. Sipas saj, ai e izolonte në banesë dhe e kërcënonte me vdekje.

“Po goditje të rënda unë i kisha në kokë. Më ka bërë, më ka çarë buzën që e kam sot që do me plastikë, unë s’kam mundësi ta operoj. Më ka thyer hundën, e kam të thyer. Dorën e kam të shtrembër që ma ka thyer ai. Shumë gjëra.”, tha ajo.

Ish gruaja e Bakajt thekson gjithashtu se fëmija ishte nën presion të madh psikologjik dhe se sipas tij, babai ndikonte tek ai duke e larguar prej saj. Ajo tregoi se djali i thoshte se nuk e donte dhe se i drejtonte fjalë kërcënuese.

“Uh, djali… kur kam tentuar këto vite “nuk të dua si mami”, sa llafe kështu që i thoshte ai nga jashtë “do të vij atje në Greqi, do të vras”, llafe kështu që i thoshte ai. Pastaj kur i kthehesha unë që i thosha atij “më vrit, unë ty të dua. Mami jot jam unë. Po s’më deshe ti, të dua unë. Po prapë ti… ti më vrit mua. Unë s’kam problem se më vret ti”. Çuni, atje se merrmë me kamerë këtë radhë që fola unë kështu, edhe përqendrohej dhe nuk fliste, vetëm të shikon.”, tha ajo.

Ajo shtoi se edhe e ka denoncuar.

“E kam denoncuar vetëm një herë dhe pastaj u morëm vesh te dera, ai tha nuk e bëj më, do vazhdojmë, nuk do pij më alkol, asnjëgjë. Edhe pastaj më mbrapa e vazhdoi prapë. Ai edhe kur të dhunonte, të kyçte brenda dhe thoshte, se telefon s’kisha unë, këtë do me thënë te njerëzit e mi, ai telefon s’të linte. A se të lajmëroja policinë. Dhe më thoshte që “e ke varrin këtu”. “Këtu e ke varrin. O këtu brenda në dhomë tënde,” thoshte, “që sa herë të bêsh vitin të çoj unë buqeta me lule këtu, ose këtu në mes të oborrit, që të të kem para syve,” thoshte”, tha ajo.

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Faleminderit, si kaluat?

Anila Ahmataj: Mirë. Ndjesë për shqetësimin, Anila jam, siç tu prezantova kur të shkruajta.

Anila Ahmataj: Ti ke ardhur në Shqipëri sot apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.

Anila Ahmataj: Ke pasur kontakt këto orë që je kthyer me djalin? Ke mundur të flasësh me kunatën?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nuk kisha numër kontakti, u mundova me njërën t’i dërgoj një numër telefoni se kam një teze në atë krahë. Edhe tha do mundohem që ta dërgoj deri në darkë.

Anila Ahmataj: Po djali ku jeton? Ke informacion ku është djali, ku ndodhet?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Halla e tij, ka një hallë atje në fshat.

Anila Ahmataj: Ti si e mësove ngjarjen?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E mësova nga televizori, nga lajmet. Doli. Ajo më tregoi burri që kam aktualisht. Më tha mua “Çfarë është ky Bledari?”. Shikoj videon edhe u shokova.

Anila Ahmataj: E njeh ti bashkëjetuesen e ish-burrit?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Vetëm se e kam parë kështu në këto videot, por nuk e njoh nga afër

Anila Ahmataj: Po ti nuk e dije që ai kishte ndërtuar një marrëdhënie tjetër, sepse aktualisht jetonte djali me të dhe ti duhet të ishe e informuar për këtë gjë, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo nuk e dija se unë kam dy vite e gjysmë që ai nuk më lejon që të flas me djalin. Më merrte, vetëm dërgonte budallallëqe dhe nuk kisha kontakt me një fjalë që të merrsha vesh.

Anila Ahmataj: Juve keni jetuar, me sa di unë, 9 vite me të, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nëntë e gjysmë, 10 fare.

Anila Ahmataj: Gati 10 vite. Dhe ke ikur vetë, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.

Anila Ahmataj: Po si e ke njohur Bledarin?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Bledarin e kam njohur nga një vajzë e hallës time. E kishte dajën e burrit.

Anila Ahmataj: Ka pasur dhe martesë tjetër para teje?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.

Anila Ahmataj: E dije ti këtë?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nuk e dija, e mora vesh shumë vonë. Nuk e di, katër a pesë të tjera më parë.

Anila Ahmataj: Po mbesën e tij, Zeqinenë, e ke takuar? E njeh ti këtë?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E kam njohur më përpara, po që kur jam ndarë, jo, s’jam takuar më.

Anila Ahmataj: Marrëdhënia e saj me juve si ishte kur ju ishit bashkë në një familje? Pra, kur ishe e martuar me Bledarin?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Marrëdhënia ishte shumë e mirë me ato, po më mbas, kur kam ikur unë, kam komunikuar vetëm një herë që i kërkova unë për gjërat e djalit, se doja ta festoja ditëlindjen e djalit nga ana ime, dhe më ka ndihmuar, që ka marrë një valixhe rroba në Roskovec edhe i ka dërguar gjërat e djalit nga ana ime, por jo në emër timin, në emër të dikujt tjetër se nuk i pranonte zotëria. E pastaj i shkëputëm kontaktet se kish pësuar probleme dhe ai i kish marrë vesh, nuk e di.

Anila Ahmataj: Pra në njëfarë forme Zeqineja ka bashkëpunuar me ty për të të ndihmuar.

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po. Po.

Anila Ahmataj: E kuptova. Po arsyeja që ju u ndatë me Bledarin cila ishte? Akuzat që të bënte ai apo dhuna?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Të gjitha bashkë, akuzat, dhuna, përdhunimin o po të gjitha gjërat.

Anila Ahmataj: Po kur ju dëgjuat rrëfimin e kësaj vajzës tjetër që ndodhi me Bledarin, ajo ngjarja, çfarë menduat? Si e perceptuat ngjarjen? E besuat besoj, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, dramatike. Vërtet më ka ardhur shumë keq se e kisha kaluar vetë edhe thashë “O Zot, çfarë po bëhet?”.

Anila Ahmataj: E beson ti Elona që ai e ka mbajtur peng 40 ditë?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po, se i kam vuajtur vetë.

Anila Ahmataj: Po familjarët e tij si kanë reaguar kur ju keni qenë së bashku dhe a ke pasur ti kontakt pas kësaj ngjarje me ndonjë nga familjarët përveç hallës, kunatës tënde?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, me asnjë. Vetëm me Zeqinenë atëherë. Se më tha vetë: “Mos më ngatërro më me të se ne nuk merremi më me të se ai ti e di vetë se qysh është ai”. Dhe më ka hequr nga Facebook-u dhe Messenger-i dhe e hoqa pastaj.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Po familjarëve të tu kur ka ndodhur me ty përdhunimi, ju ke treguar? Kanë qenë në dijeni ata?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, nuk u kam treguar për frikë se të njëjtat gjëra që bënte me atë, bënte edhe me mua. Kisha shumë frikë.

Anila Ahmataj: Djalin pse e mbajti babai? Pse nuk e morët ju?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nga dhuna që më bëri mua ai.

Anila Ahmataj: Ti ia ke dhënë firmën me gjykatë?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra, ja dhashë se isha në një situatë të vështirë që isha mes vdekjes dhe nuk e mendoja se do jetoja më. Ja hoqa shpresat vetes.

Anila Ahmataj: Po pse çfarë ndodhi?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po goditje të rënda unë i kisha në kokë. Më ka bërë, më ka çarë buzën që e kam sot që do me plastikë, unë s’kam mundësi ta operoj. Më ka thyer hundën, e kam të thyer. Dorën e kam të shtrembër që ma ka thyer ai. Shumë gjëra.

Anila Ahmataj: Po si ka mundësi që nuk e ke denoncuar, Elona, gjatë kësaj kohe që ka ndodhur kjo dhunë sistematike ndaj teje dhe kaq brutale?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E kam denoncuar vetëm një herë dhe pastaj u morëm vesh te dera, ai tha nuk e bëj më, do vazhdojmë, nuk do pij më alkol, asnjëgjë. Edhe pastaj më mbrapa e vazhdoi prapë. Ai edhe kur të dhunonte, të kyçte brenda dhe thoshte, se telefon s’kisha unë, këtë do me thënë te njerëzit e mi, ai telefon s’të linte. A se të lajmëroja policinë. Dhe më thoshte që “e ke varrin këtu”. “Këtu e ke varrin. O këtu brenda në dhomë tënde,” thoshte, “që sa herë të bêsh vitin të çoj unë buqeta me lule këtu, ose këtu në mes të oborrit, që të të kem para syve,” thoshte.

Anila Ahmataj: Marrëdhëniet e tua me djalin sot, si janë?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Uh, djali… kur kam tentuar këto vite “nuk të dua si mami”, sa llafe kështu që i thoshte ai nga jashtë “do të vij atje në Greqi, do të vras”, llafe kështu që i thoshte ai. Pastaj kur i kthehesha unë që i thosha atij “më vrit, unë ty të dua. Mami jot jam unë. Po s’më deshe ti, të dua unë. Po prapë ti… ti më vrit mua. Unë s’kam problem se më vret ti”. Çuni, atje se merrmë me kamerë këtë radhë që fola unë kështu, edhe përqendrohej dhe nuk fliste, vetëm të shikon.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Pra ti po thua që edhe ai është i presionuar, është i rënduar psikologjikisht?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po shumë, shumë!

Anila Ahmataj: Po në shkollë e çonte djalin?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Në shkollë e çonte, po për të mësuar nuk mësonte. Fare, se më tha mësuesja.

Anila Ahmataj: Ke folur me mësuesen?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po edhe emrin e tij pothuajse e ka harruar, tha ai. Po se merrja dot se kishë marrë urdhër mbrojtjeje. Për çfarë e ka marrë urdhrin e mbrojtjes? Më ka bërë kriminele.

Anila Ahmataj: Ai ka marrë urdhër mbrojtjeje kundrejt teje?

Anila Ahmataj: Po për çfarë arsyetimi?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po di unë, që mos t’i afrohem djalit.

Anila Ahmataj: Po ti ke shumë vite që je larguar dhe nuk je në Shqipëri, pra nuk shkon, nuk tenton ta takosh se ti jeton jashtë kufijve shqiptarë, jeton në Greqi apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: O motër, unë kam dy vite e gjysmë me letra. Kur isha pa letra, isha nëpër spitale 3 vjet. Tentoja vetëm të flisja në telefon dhe më thoshte “mos merr në telefon se s’ke për ta shikuar me sy”. S’isha se ku të veja. E kur merre vetë pastaj dilte vetë me kamer,a nuk nxirrte çunin. “Po ti pse nxjerr me kamerë veten? Më nxirr djalin.” Pastaj erdha në Shqipëri, mora letrat e i thashë më nxirr djalin se kam ardhur e do përgjigjem për çdo lloj arsyeje. Ai thoshte që “s’kam nevojë për arsyet e tua dhe mos merr më në telefon”. Të mbyllte telefonin.

Anila Ahmataj: Një pyetje si gruaja gruas: Mirë në momente që ti ishe bashkë me të dhe nuk tentoje ta denoncoje, po kur u largove nga shtëpia e tij, pse nuk e denoncove gjithë atë dhunë dhe ato shenja që kishe në fytyrë e në trup?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Për hatër të djalit. Vetëm për hatër të atij e bëra që nuk shkova.

Anila Ahmataj: Po çfarë do të thotë për hatër të djalit, se djali po jetonte me një baba dhunues?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Më dukej sikur do bëhesha fajtore unë, më mbrapa do thoshte që “se ishte 9 vjeç, 9 vjeç djali”, e do më thoshte që “ti më fute babain në burg”. Si nënë e mirë, mendoja shumë gjëra. E kështu nga hatri i djalit e lashë. Më mirë ik e shiko drejtimin tënd edhe…

Anila Ahmataj: Arrite ti të jesh e qetë të ndërtosh një familje të re?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Një vit jam kuruar, jam vizituar kështu, një vit e gjysmë. Pastaj kam ndërtuar familje.

Anila Ahmataj: Je bërë nënë sërish?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, nënë jo akoma. Po s’rregullova këtë fëmijë që kam, nënë nuk bëhem. Absolutisht.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Po familja jote si ka reaguar pas gjithë kësaj situate, që në fillimet kur ti je larguar nga shtëpia? Si ka reaguar, të ka mbështetur? Ku ndodhen ata sot, ku janë, a janë mbështetje për ty?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po pra, ata më mbështetën, më çuan menjëherë në Greqi për kurime. Të gjitha. Pastaj u njoha me këtë djalin që kam sot!

Anila Ahmataj: Ai Bledari i ka ngacmuar ndonjëherë, i ka bezdisur familjarët e tu?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, jo.

Anila Ahmataj: Po fëmijën e çonte tek gjyshërit, tek njerëzit e tu?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo! Jo, fare. Asnjëherë. Tentonte disa herë që të vente, më merrte dhe në telefon nga Greqia, edhe unë kisha shumë frikë se që babi ishte pleqëri, do vinte atje edhe thosha “unë po të goditi dhe ty vëllezërit do kishin konflikte më të rënda. Thosha unë “më mirë lëreni gjendjen, se kur të vij vetë do t’i rregulloj gjërat, do vemi tek çuni”. Kur erdha ai prapë avazi. Asnjë gjë nuk bën dot. Edhe drejtësia shumë keq. S’ka drejtësi këtu në Shqipëri.

Anila Ahmataj: Pse shprehet ashtu babi? Ju nuk keni shkuar ta denonconi domethënë pas ikjes tuaj, se po ta kishit denoncuar, patjetër që institucionet do të kishin marrë një masë.

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po nuk e denoncova se një denoncim që i bëra më përpara e pashë që nuk bën gjë. Më thoshte vetë: “Polica bashkë me të, se ishin të zonës së tyre, i rregullojnë gjërat, u fal, u fal, hajde ik se s’kisha çfarë të bëja”.

Anila Ahmataj: Piu kafe vetë Bledari me policët që ti denoncove?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra, e unë s’kisha çfarë të bëja…

Anila Ahmataj: Ti ishe prezente aty kur ata konsumuan një kafe së bashku?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, para 6 vjetësh, 7 vjetësh kështu.

Anila Ahmataj: E kuptoj. Dhe diçka tjetër: ke arritur ti të komunikosh me vajzën që ai ka mbajtur peng 40 ditë dhe e ka përdhunuar?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo. Jo.

Anila Ahmataj: E njihje më përpara si fytyrë, si imazh?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, jo, absolutisht, s’e njihja fare.

Anila Ahmataj: As familjarët e saj?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Fare, absolutisht! Vetëm thjesht e kam parë në lajmet që del kështu në video që shikojmë në telefon. Më vjen vërtet keq se jam femër vetë, po kështu për ta njohur jo. S’kam ku të gjej as telefonin që t’i flas.

Anila Ahmataj: Do doje që të flisje, të komunikoje me të?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Pse jo, patjetër.

Anila Ahmataj: Ta pyesje ndoshta dhe si ka qenë situata, se ka qenë dhe djali prezent, apo jo?

Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra. Pikërisht për këtë thashë./Panorama.al