LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 12:12

LAJMI I FUNDIT / Nga Gjermania vjen lajm i keq për krerët e UÇK në Hagë

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka analizuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se procesi juridik ende nuk ka përfunduar, pasi mbetet mundësia e apelimit.

Në koment, FAZ shkruan se, duke marrë parasysh gjendjen e provave, duket e vështirë që një proces apelimi të përfundojë me lirimin e Thaçit nga akuzat.

Gazeta ngre gjithashtu çështjen e kohëzgjatjes së dënimit prej 25 vitesh, duke theksuar se duhet diskutuar në raport me dënimet e shqiptuara ndaj kriminelëve serbë të luftës dhe në kontekstin historik të konfliktit në Kosovë.

Sipas FAZ, aktgjykimi nuk duhet të çojë në mjegullimin e përmasave historike të luftës së vitit 1999. Gazeta vlerëson se forcat serbe kanë kryer krime në përmasa shumë më të mëdha se ato për të cilat është akuzuar UÇK-ja.

Në koment theksohet gjithashtu se gjykimi në Hagë nuk ishte ndaj shqiptarëve të Kosovës apo ndaj UÇK-së si tërësi, por ndaj individëve për veprat konkrete për të cilat janë akuzuar.