LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 12:12

Pas hyrjes së Landit në BBV, del mesazhi i fortë për Mirin: “Mos i pëlqe asnjë çike!”

Pas hyrjes së Landit në ambientet e shtëpisë, në rrjet ka qarkulluar një mesazh i koduar që ka tërhequr vëmendje dhe ka ngritur shumë aludime.

“Dy duar janë vetëm për një kokë. Dhe mos harro ‘s’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie’. Gaz Xhike, mos i pëlqe asigjo asnjë çike!”

Ky mesazh po interpretohet nga ndjekësit si një thumb apo paralajmërim i drejtpërdrejtë, ndërsa shumë persona po përpiqen të kuptojnë se kujt i drejtohet dhe çfarë nënkupton në të vërtetë.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, ku disa e shohin si deklaratë xhelozie, të tjerë si një mesazh rivaliteti, ndërsa disa mendojnë se është pjesë e lojës dhe strategjive që po zhvillohen pas hyrjeve të reja në shtëpi.

Mbetet për t’u parë nëse ky mesazh do të sjellë përplasje apo situata të reja mes banorëve në ditët në vazhdimdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE