
Raporti për Kosovën i eurodeputetit Riho Terras ka kaluar me shumicë solide votash në Parlamentin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Terras përmes një postimi në platformën “X”.
Pro raportit votuan 412 deputetë, ndërsa 174 ishin kundër dhe 58 abstenuan.
Duke komentuar rezultatin, Terras theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Reformat e vazhdueshme dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Terras, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
