
Konflikti mes disa të rinjve në Komoran, i ndodhur pasditen e së hënës, është cilësuar nga autoritetet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas informacioneve të publikuara, tre persona kanë mbetur të lënduar pasi dyshohet se janë sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë përleshjes. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe, sipas autoriteteve, janë në kërkim.
Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtim mjekësor. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk janë bërë të ditura informacione zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Pamje të siguruara nga Klankosova.tv tregojnë momentet menjëherë pas incidentit, kur njëri nga të lënduarit tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa qytetarët e pranishëm reagojnë për t’i ofruar ndihmë dhe për të njoftuar shërbimet emergjente.
Njësitet policore kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin prova që pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe motivit të konfliktit.
Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacione shtesë sapo të ketë zhvillime të reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
