
Raportimet për keqtrajtim dhe abuzim të ushtarëve brenda ushtrisë ruse vazhdojnë të dalin në pah, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që pretendohet se tregojnë torturimin e një ushtari rus nga eprori i tij në frontin e luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, abuzimet ndaj rekrutëve nga komandantët kanë një histori të gjatë në ushtrinë ruse, duke u dokumentuar që nga periudha e luftës në Afganistan dhe konfliktet në Çeçeni. Raste të ngjashme janë raportuar edhe gjatë luftës në Ukrainë, e cila vazhdon prej disa vitesh.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë një ushtar të mbështjellë me plastikë dhe të varur me kokë poshtë në një pemë. Në video shihet një person me uniformë ushtarake duke e goditur ushtarin me grushte dhe shuplaka në kokë dhe qafë.
Në sfond dëgjohen britma dhe zëra ushtarësh, ndërsa sipas pretendimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një formë ndëshkimi disiplinor ndaj ushtarëve që dyshohet se kanë refuzuar urdhrat ose kanë braktisur pozicionet e tyre në vijën e frontit.
Autenticiteti i pamjeve dhe rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet ruse lidhur me videon që po qarkullon në internet.
Rasti ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje akuzat e kahershme për dhunë dhe keqtrajtim brenda strukturave ushtarake gjatë konfliktit në Ukrainë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
