
Mes ritmit të ngjeshur të udhëtimeve dhe zhurmës së përditshme në terminal, atmosfera u ndal për pak çaste për një moment të veçantë.
Një prej zjarrfikësve të ekipit që garanton sigurinë e aeroportit çdo ditë me përkushtim mori lajmin e gëzueshëm se së shpejti do të bëhet baba i një djali.
Ky moment i thjeshtë, por plot emocion, u kthye në një çast gëzimi për kolegët dhe stafin e pranishëm, duke sjellë një atmosferë pozitive në një nga pikat më të ngarkuara të aeroportit.
Gëzimi i zjarrfikësit u prit me duartrokitje e urime, ndërsa kolegët ndanë çastin me krenari, si dëshmi e lidhjes së fortë dhe humanitetit që karakterizon këtë ekip sigurie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
