
Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas komenteve që, sipas saj, janë bërë nga nëna e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Ajo thekson se, ndonëse ka qenë kritike e fortë ndaj lojtarëve si Rrahmani, Vojvoda, Berisha, Muriq dhe Muslija, marrëdhënia e saj me ta ka mbetur korrekte dhe profesionale, siç raporton Indeksonline.
Boll i kam kritiku lojtarët e Kosovës, ekstrem shumë, sidomos kapitenin Rrahmani, Vojvodën, Berishën, Muriqin, Muslijën etj., saqë shpesh i kam rrezikuar edhe intervistat në garat e UEFA-s dhe FIFA-s. Por reagimi i tyre ndaj meje ka qenë gjithmonë super profesional dhe me shumë respekt,” ka shkruar Krelani.
Gazetarja ka shprehur indinjatën për fjalorin e përdorur nga zonja Zhegrova, duke deklaruar se nuk ka përjetuar asnjëherë një nivel të tillë fyerjesh: “Mirëpo fjalor të këtij niveli nuk më ka ndodhur me e dëgju nga një nënë e një futbollisti. Sipas zonjës Zhegrova, unë paskam qenë ‘zhele’ dhe ‘fëlliqësirë’, edhe pse në Dukagjin ‘zheles’ i thonë ‘llokum’.”
Më tej, Krelani shton se po paragjykohet vetëm pse nuk i përket rrethit të gazetarëve që, sipas saj, kërkojnë favore personale nga lojtarët dhe heshtin përballë problemeve reale në kombëtare.

“Nuk pranova të jem pjesë e formacionit të gazetarëve që kërkojnë foto, kafe, fanella, autografe… dhe për këtë arsye, kjo nënë dhe bashkëshorte na tregon që për t’u konsideruar gazetare e zonja, duhet medoemos të kesh fëmijë dhe të mos kritikosh djemtë e Kosovës,” përfundon ajo.
Në fund, Krelani i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë zonjës Zhegrova: “Pse reagon me këtë fjalor prej rrugaqërie vetëm kur kritikon Qeqa, ndërsa ndaj kritikave të kolegëve të mi sillesh sikur nuk ekzistojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
