LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 13:01

“Nuk mund të jesh edhe me UÇK-në edhe me Albinin” – Behrami për votuesit e Kurtit (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar një pjesë të votuesve të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sipas tij nuk është e mundur të mbështeten njëkohësisht qëndrime politike që lidhen me UÇK-në dhe me Kurtin.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Behrami u shpreh se, siç tha ai, disa votues “nuk mund të jenë edhe me UÇK-në, edhe me Albin Kurtin, edhe me Ibrahim Rugovën”.

“Çuditem shumë me një pjesë të votuesve të Albin Kurtit, sepse nuk mundesh me qenë edhe me UÇK-në, edhe me Albinin, edhe me Ibrahim Rugovën edhe me Albinin. Nuk e di a po e din? Nuk funksionon bashkë.

Dhe kjo është dëshmi e saj. Ju kujtohet mbas luftës se si është përqeshur PDK-ja për afërsinë e saj me Turqinë. Po sot Albin Kurti 24 orë është i lidhur me Turqinë, që është në rregull. Por kjo fotografi çfarë tregon? Ky nuk ka lidhje me shtetin e Greqisë, sepse unë mendoj që do të ishte pozitive sikur kjo foto do të bëhej me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Po ne e kishim siguruar, unë njohim me kryeministrin e Greqisë, me ministrin e financave, me ministrin e bujqësisë me ardhë në Kosovë me investu. Do të thotë ky ka shkuar aty në një forum ideologjik i cili është shumë i dyshimtë”, tha mes tjerash Behrami në Klan Kosova, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE