LAJME / E Mërkurë 30 Korrik 2025, 13:01

Njerëz që dalin të tm*rruar nga banesat/ Dalin pamjet e frikshme te tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërime për cunami në Japoni dhe SHBA

Janë publikuar pamjet nga momenti kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamchatka në Rusi. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.


Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.

Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuime.


Sipas ministrit rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunami me lartësi nga 3 deri në 4 metra.

“Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE