LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 01:01

Një person mbeti i plagosur pas të shtënave brenda një lokali në Lipjan, policia jep detaje

Një persona ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes pas të shtënave me armë në një lokal në Lipjan.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.  

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se personi i plagosur i gjinisë mashkull është duke u dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. /IndeksOnline, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE