
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qarkun e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ndërsa i mituri ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë si pasojë e rënies.
Sipas informacioneve paraprake, 4-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit të pediatrisë.
Burime mjekësore bëjnë me dije se, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, fëmija pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
