
Një moment i pazakontë ka ndodhur në një emision televiziv në Turqi, ku analisti i njohur Ahmet Cakar ka habitur publikun duke nxjerrë flamurin shqiptar gjatë një debati për historinë e popujve.
Teksa diskutohej mbi kontributet historike të kombeve të ndryshme, Cakar vendosi të shprehë hapur vlerësimin dhe admirimin e tij për shqiptarët, duke nxjerrë flamurin kuqezi në mes të emisionit dhe duke theksuar se sipas tij, shqiptarët janë një nga popujt që kanë shkruar historinë e vërtetë.
Analisti nuk e fshehu emocionin dhe respektin që ndjen për shqiptarët, duke folur me superlativa për karakterin dhe arritjet e tyre.
“Shqiptarët janë një popull i vendosur, besnik dhe shumë i suksesshëm në të gjitha fushat. Ata e kanë shkruar historinë e vërtetë, prandaj unë i admiroj dhe i mbështes në çdo drejtim,” u shpreh Ahmet Cakar.
Ky veprim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë e kanë falënderuar për fjalët dhe gjestin simbolik, ndërsa videoja ka marrë mijëra shpërndarje dhe komente pozitive, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
