
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59-vjeç, shtetas shqiptar, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës.
Ngjarja tragjike është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar.
Sipas hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili po kryente disa punime mirëmbajtjeje, kur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i shtypur brenda një makinerie, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët kanë dhënë menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë mbërritur brenda pak minutash ekipet e SUEM 118, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 59-vjeçari ka ndërruar jetë pothuajse në vend.
Për rastin është vënë në dijeni Prokuroria e Rovigos, ndërsa zona ku ndodhi aksidenti është sekuestruar për hetime të mëtejshme. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në institutin e mjekësisë ligjore, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Autoritetet po hetojnë për të sqaruar nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e një defekti teknik, një pakujdesie, apo një problemi shëndetësor të papritur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
