LAJME / E Mërkurë 10 Shtator 2025, 13:01

Ngjarja në Shkodër/ "Më preu rrugën me makinë të blinduar" - Dëshmia e Erogen Vasos rrëzon alibinë e Ragip Gilës

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës.

Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja.

Sipas burimeve thuhet se para grupit hetimor ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.

“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”-ka thënë ai.

Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.

Policia dyshon se vrasja është me pagesë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE