LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 11:11

NGJARJA MAKABRE! U vra nga burri, del emri i 36 vjecares, ajo ishte… (EMRI+DETAJE)

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se vrau partneren e tij 36-vjeçare shqiptare.

Viktima është identifikuar si Dila Ndoj nga Balldreni i Lezhës. Lajmi për humbjen e saj ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës ku çifti jetonte.

Mësohet se familjarët kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ndërsa po ndjekin procedurat për të tërhequr trupin e pajetë të 36-vjeçares.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

Bashkim Gashi, pasi dyshohet se kreu krimin e rëndë, i vendosi flakën edhe banesës së çiftit në Kodër. Pas ngjarjes, ai është arrestuar nga autoritetet malazeze.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE