
Një incident i pazakontë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një nga pikat e dyqanit të shërbimeve telefonike ”One Albania” në Tiranë.
Një person i cili deri më tani nuk është identifikuar ende, mësohet se ka hyrë në ambientet e dyqanit duke thyer me levë xhamat e subjektit, sipas Infonews.al.
Paraprakisht bëhet me dije se pasi kreu sulmin me levë ndaj dyqanit, autori u është drejtuar punonjësve duke iu thënë: O plehra, telefononi Policinë tani.
Siç mund ta shikoni dhe në videon e publikuar nga Infonews.al, duken qartazi xhamat e dëmtuara të dyqanit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se autori të ketë qenë i pakënaqur me shërbimin e marrë nga kompania.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.
Nga ana e kompanisë deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Pritet të dalin detaje të reja në vijm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
