LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 12:12

Ndodh cudia! Kërcimi në klinikë i kushton shtrenjtë dentistes, Ministria nis hetimet ndaj saj, thuhet se

Një video e një dentisteje në Egjipt është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat në mbarë vendin dhe duke sjellë reagimin e autoriteteve.

Në pamjet që kanë qarkulluar gjerësisht, dentistja shihet duke kërcyer e veshur me uniformën e punës brenda klinikës së saj. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta mes qytetarëve.

Pasi videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, Ministria Egjiptiane e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar nëse sjellja e dentistes është në përputhje me etikën profesionale dhe standardet që duhet të respektojnë punonjësit e shëndetësisë.

Videoja ka ndarë opinionin publik në dy kampe. Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale e kanë konsideruar kërcimin si një moment spontan dhe argëtues, duke argumentuar se edhe mjekët kanë të drejtë të shfaqin anën e tyre njerëzore.

Nga ana tjetër, kritikët vlerësojnë se një sjellje e tillë nuk i përshtatet një ambienti mjekësor dhe mund të cenojë seriozitetin e institucioneve shëndetësore, si edhe imazhin e profesionit të dentistes.

Ndërkohë, autoritetet pritet të dalin me një përfundim pas përfundimit të hetimit administrativ, ndërsa videoja vijon të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale dhe të gjenerojë mijëra komente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE