LAJME / E Diel 6 Shtator 2026, 13:01

“B*MBA NGA SPANJA/ Tmerrohet influencuesja e njohur! Shqiptarët i futen të maskuar në shtëpi, kapen mat nga kamerat (PAMJET)”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno duket se ka rënë pre e grabitjes nga disa shqiptarë.

Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Sevilje, teksa rasti është bërë publik nga vetë Osorno. Ajo ka publikuar pamjet në rrejtët sociale, ku grabitësit shfaqen të maskuar brenda shtëpisë. Në një moment, ata dëgjohen duke folur shqip, çka tregon se janë më origjinë nga vendi ynë.

Familja telefonoi menjëherë në numrin e emergjencës 112. Patrullat e Gardës Civile mbërritën në banesë vetëm pak minuta më vonë, por autorët kishin arritur të largoheshin.

Pamjet tregojnë edhe momentin kur grabitësit kuptojnë se janë zbuluar. Ata shihen nxituar për të marrë çfarëdo që u del para. Në video duket pronarja duke vrapuar nëpër korridor për t’u larguar nga rreziku, ndërsa dy autorët largohen me shpejtësi përmes dritares