LAJME / E Diel 6 Shtator 2026, 14:02

Heroi vetëm 5 vjç! U kthye në zjarr për të shpëtuar qenin pasi nxori motrën e vogël nga shtëpia”

HERO VETËM 5 VJEÇ/ 5-vjeçari Noah Woods sfidon flakët për të shpëtuar familjen e tij!

Kur flakët dhe tymi mbuluan shtëpinë, 5-vjeçari Noah Woods nuk u dorëzua. Ai mori në krahë motrën e tij 2-vjeçare, Lily-n, dhe e nxori përmes një dritareje drejt sigurisë.

Pasi u siguruar për motrën, vogëlushi u kthye përsëri në shtëpinë që po digjej për të shpëtuar edhe qenin e familjes. Guximi i tij nuk u ndal këtu! Ai vrapoi te shtëpia e xhaxhait, duke ndihmuar në evakuimin e pjesës tjetër të familjes.

Falë guximit të tij, 7 familjarë arritën të shpëtonin. Zjarrfikësit e quajtën një hero të vërtetë, duke e shpallur zjarrfikës nderi. Mësoni detajet e kësaj historie prekëse!

Kur flakët dhe tymi mbushën dhomën ku flinte me motrën e tij të vogël, 5-vjeçari Noah Woods duhej të mendonte shpejt.

Ai mori në krahë Lily-n, vetëm 2 vjeçe, dhe e nxori përmes një dritareje të hapur drejt sigurisë. Por Noah nuk u ndal aty.

Ai u kthye përsëri në shtëpinë që po digjej për të shpëtuar edhe qenin e familjes.

Më pas, vogëlushi vrapoi te shtëpia e xhaxhait dhe e zgjoi, duke ndihmuar në evakuimin e pjesës tjetër të familjes.

Zjarri shkatërroi shtëpinë dhe disa pjesëtarë të familjes pësuan djegie të lehta dhe thithje tymi. Por falë guximit të Noah, 7 familjarë arritën të shpëtonin.

Zjarrfikësit e quajtën një hero të vërtetë. Për trimërinë e tij të jashtëzakonshme, Noah u shpall zjarrfikës nderi dhe mori një çmim për shpëtimin e jetëve, që zakonisht u jepet profesionistëve.

Vetëm 5 vjeç… por zemra dhe guximi i tij ishin më të mëdha se frika.