LAJME / E Mërkurë 30 Korrik 2025, 04:04

Ndjekje si nëpër filma, arrestohet i shumëkërkuari në autostradën Tiranë-Elbasan

Policia ka arrestuar shtetasin Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç, një person i konsideruar nga agjencitë ligjzbatuese me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Koçiaj rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 18 vite burgim nga drejtësia italiane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Koçiaj u kap në flagrancë nga forcat e rendit teksa tentonte të largohej me një automjet Audi Q5, në aksin Tiranë-Elbasan. Pas një ndjekje të gjatë i rrethuar nga motorët e policisë, 59-vjeçari u arrestua nga policia. Automjeti i ti u sekuestrua gjithashtu nga Policia.

Operacioni policor, i koduar “Hierarkia”, u finalizua nga shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, që njeh vendimin e Gjykatës së Firences për dënimin e tij.

Pas ndalimit, ai iu dorëzua strukturave të Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE