
Reshjet e borës kanë rinisur me intensitet në zonën e Qafë Thanës, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, ndërsa borëpastrueset kanë nisur punën në terren për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen funksionale të këtij aksi të rëndësishëm.
Prani dëbore raportohet edhe në akset Korçë–Voskopojë, Korçë–Dardhë si dhe Korçë–Zëmblak në drejtim të Bilishtit, ku po vijon ndërhyrja e shërbimeve përkatëse.
Qarkullimi vijon i monitoruar dhe autoritetet rekomandojnë shmangien e lëvizjeve të panevojshme, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
