LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 15:03

Moment i veshtire ne Big Brother, banori humb njeriun e shtrenjte

Një moment i rëndë emocional ka prekur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4. Banori Labinot Rexha ka marrë lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, ngjarje që e ka tronditur jo vetëm atë, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Labinoti u shfaq dukshëm i shokuar dhe i prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot, ndërsa banorët i qëndruan pranë për ta ngushëlluar dhe mbështetur në këtë moment të vështirë. Pamjet u transmetuan edhe në kamerat e BBVK-së, ku ai ndau hapur dhimbjen e tij me publikun.

Produksioni i programit, duke marrë parasysh situatën personale dhe humbjen e rëndë familjare, mori vendimin që t’i lejojë Labinot Rexhës të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit të tij. Ky vendim u prit pozitivisht nga publiku dhe komuniteti i fansave të formatit.

Banorët e shtëpisë i qëndruan pranë Labinotit deri në momentin e largimit të tij, duke e mbështetur emocionalisht dhe duke i dhënë kurajo përballë kësaj humbjeje të madhe personale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE