LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 16:04

Mëngjes i trazuar : Dy vajza godasin veturën, pronari: “Ta q* familjen e k**vës”

Pamjet tregojnë se konflikti ka vazhduar për disa çaste, ndërsa automjeti është goditur disa herë nga vajzat.

Në video shihet gjithashtu se drejtuesi i veturës lëviz me automjetin në drejtim të tyre, ndërsa sipas raportimit të Klankosova.tv, ekzistojnë dyshime se ai ka tentuar t’i godasë me veturë. Kjo rrethanë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet dhe mbetet objekt i verifikimeve.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë dhe çfarë e ka shkaktuar konfliktin.

Klankosova.tv ka bërë të ditur se ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacion zyrtar lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë ende një përgjigje.

Pritet që pas deklarimit të Policisë të bëhen të ditura rrethanat e plota të incidentit, si dhe nëse ndaj ndonjërës prej palëve do të ndërmerren masa ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE