LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 11:11

“Çmenduritë” e motit/ E pabesueshme çfarë ndodh në fund të Janarit! Sinoptikania: Pritet e pazakonta

Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Deri ditën e mërkurë vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa, ndërsa duke filluar nga e enjtja deri në fundjavë i gjithë territori do të pësojë një ndryshim drastik duke sjellë “pranverën”.

Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me temperaturar qe pritet të shkojnë 18 gradë. Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave. Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht“, tha Porja.

Meteorologia Porja apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE