LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 17:05

Çmendet moti/ Stuhi të forta ‘pushtojnë’ vendin fqinj, mbyll shkollat të mërkurën

Shkollat në të gjithë rajonin e Atikës në Greqi do të mbeten të mbyllura të mërkurën për shkak të motit të keq.

Mbyllja prek të gjitha shkollat ??fillore dhe të mesme publike dhe private, përfshirë klasat e mbrëmjes, si një masë paraprake për të mbrojtur nxënësit dhe stafin nga reshjet e dendura të shiut që priten nga mesdita e tutje, sipas mediave greke.

“Atika është nën alarm të kuq. Duke marrë parasysh parashikimet e motit dhe rekomandimet e Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut, vendosëm të mbyllim shkollat nesër,” tha Guvernatori Rajonal Nikos Hardalias.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik lëshoi një buletin emergjence duke paralajmëruar për shira të fortë dhe stuhi në Greqinë qendrore dhe jugore, borë të dendur lokalisht në zonat malore të Thesalisë dhe Maqedonisë, dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit.

Stuhitë pritet të intensifikohen në Peloponezin lindor dhe jugor, Atikë, Evia, Sporade, ishujt veriorë dhe lindorë të Egjeut dhe Dodekanezë deri të enjten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE