LAJME / E Premte 1 Nëntor 2024, 16:04

Më shpejt nga sa mendoni, rikthehet Ilnisa Agolli, ja programi ku do ta shihni ish konkurenten e BBVA

Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.

Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor.



Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”, nga 12 nëntori.