LAJME / E Hënë 28 Korrik 2025, 17:05

Mbytën 56-vjeçarin me tel! Nënë e bijë: S’ e dimë kush e vrau! 26-vjeçarja: Me Doganin kemi kryer marrëdhënie para 1 viti

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama. Tre të akuzuarit Emalinda Rama, 26-vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53-vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55-vjeçari banues në Arapaj, u paraqitën mesditën e kësaj të hëne në gjykatë, ku u njohën me masën e sigurisë.

Nënë e bijë janë parë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik. Mësohet se para togave të zeza, të tre të akuzuarit kanë mohuar krimin para gjykatës, duke dhënë deklarata kontradiktore. Sa i përket dyshimeve se 26-vjeçarja ka qenë në një lidhje me të akuzuarin tjetër Çlirim Dogani, avokati njoftoi se gjatë dëshmisë, Emalinda Rama ka qenë e çekuilibruar dhe i ka mohuar disa herë qëndrimet e saj.

“Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur. Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa, pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit”, -shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi.

Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani u lanë sot në burg. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale.

Ngjarja ndodhi me 24 korrik, ku 26-vjeçarja mbyti me tel babain e saj. Në deklarimin e parë të saj Emalinda Rama është shprehur përpara efektivëve se i ati ishte rrëzuar në shtëpi aksidentalisht dhe kishte ndërruar jetë. Por shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale. Nga këqyrja e kufomës u konstatua se trupi i pajetë kishte shenja dhune edhe në pjesët intime. Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar dy ditë më parë tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Pas zbardhjes së krimit, Emelinda Rama e ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik, nuk e linte të dilte dhe ndaj ishte detyruar të ndërmerrte aktin ekstrem.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen u arrestua edhe Çlirim Dogani 55-vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit. Sipas bluve, Dogani ka bashkëpunuar me Ramën për të mbytur me tel babain e saj Anesti Rama, si dhe ka përdorur sende të forta dhe mjete prerëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE