
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.
Proda theksoi se, pavarësisht akteve të shumta të dhunës, përfshirë përdorimin e bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, efektivët demonstruan standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.
Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.
Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.
Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.
Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
