LAJME / E Diel 11 Janar 2026, 08:08

MAGJIKE / Flamuri origjinal shqiptar i qëndisur në vitin 1908, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston

Është qëndisur në vitin 1908, flamuri origjinal shqiptar që gjendet në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, dhe konsiderohet të jetë pararendës i flamurit që u ngrit në Vlorë, në vitin 1912.

Mbi këtë flamur ka njoftuar diplomati shqiptar Mal Berisha, i cili po qëndron në Boston këto ditë, i cili edhe ka vizituar nga afër Kishën e Shën Gjergjit, shkruan KultPlus.

“Dëshmitë e Patriotizmit Shqiptar më shumë se kudo tjetër në Botën e Re gjenden në Boston.

Kisha e Shën Gjergjit, vendi ku u ngjiz patriotizmi shqiptar, vendi ku predikoi Fan Noli, vendi i Vatrës dhe Konicës, është edhe sot vendi që të gjithë ne shqiptarët, pa dallim feje e krahine, duhet të vizitojmë me respekt e veneracion.

Kjo është më shumë sesa një Kishë, më shumë se një vend faljeje dhe lutjesh për ortodoksët shqiptarë. Ky është një vend që na mbledh të gjithëve, myslimanë e të krishterë, që kemi si Krye-Fe: Shqiptarizmin”, ka shkruar Mal Berisha në lidhje me këtë shtëpi fetare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE