
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë.
Kjo linjë i shtohet rrjetit në zgjerim të destinacioneve që ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.
Sipas ministres Balluku, fluturimi i ri do të krijojë një urë të rëndësishme komunikimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kretë, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë.
“Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë. TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan Balluku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
