LAJME / E Mërkurë 10 Shtator 2025, 13:01

Lejuan domatet me pesticide të dërgoheshin në Kroaci, ja kush janë dy inspektorët e AKU-së

Dy të rinjtë që shihni më sipër janë Ronaldo Lika, 27 vjeç, dhe Griselda Doksani, 25 vjeçe, të dy inspektorë të AKU Berat, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste ditën e sotme.

Urdhër-arrestet u lëshuan pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore. Dyshohet se Lika dhe Doksani kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili eksportoi 8 ton domate duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat e mbajtura.

Po ashtu ata akuzohen se nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi Mariglen Qorri, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati. Gazeta shqip, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE