LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 19:07

Largohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qosja, ja kush e zëvendëson

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qosja. Në vend të tij, është emëruar Adriatik Kupi.

Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen.

Më parë, Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës dhe të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Ndërkohë, drejtori i ri Adriatik Kupi ka mbajtur më parë detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë.

Ai ka qenë edhe drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Kupi po ashtu u emërua për disa muaj në krye të IKMT, si i komanduar, pas largimit së Dallëndyshe Bicit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE